Vazhdojnë inspektimet për parandalimin e keqpërdorimeve me ujë në Prishtinë – Pesë lidhje ilegale të shkyçura në Veternik

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka intensifikuar kontrollet në terren për të luftuar keqpërdorimet e ujit. Sot, në lagjen Veternik janë evidentuar dhe shkyçur pesë lidhje ilegale me rrjetin e ujësjellësit.

Inspektorët e KRU “Prishtina” po vazhdojnë me aksione të rregullta në zona të ndryshme, duke identifikuar konsumatorë që abuzojnë me lidhje të paligjshme.

Kompania apelon për vetëdijesim të qytetarëve që ta ruajnë ujin si pasuri të përbashkët, ta legalizojnë dhe ta paguajnë në mënyrë që të garantohet furnizimi i qëndrueshëm për të gjithë.

“Uji është pasuri e përbashkët – ruaje, legalizoje, paguaje, që ta kesh,” thuhet në apelin e KRU “Prishtina”.

Kategoritë
LajmeVendi