Palestinezët filluan të lëvizin drejt zonave që mendojnë se janë më të sigurta me gjësendet që mund të merrnin me vete
Për shkak të sulmeve intensive të ushtrisë izraelite në veri të Rripit të Gazës, palestinezët në kampin e refugjatëve Jabalia detyrohen të zhvendosen, raporton Anadolu.
Palestinezët filluan të lëvizin drejt zonave që mendojnë se janë më të sigurta me gjësendet që mund të merrnin me vete.
Popullsia palestineze po zhvendoset nga zonat e konfliktit me automjete, karroca të tërhequra nga kuaj dhe në këmbë.