Sipas informacionit të marrë nga burime lokale, helikopterët izraelitë kryen një operacion zbarkimi nga ajri në rajonin Jafour
Ushtria izraelite kreu një operacion zbarkimi nga ajri në rajonin Jafour, 10 kilometra në jug të qendrës së kryeqytetit sirian Damask, raporton Anadolu.
Sipas informacionit të marrë nga burime lokale, helikopterët izraelitë kryen një operacion zbarkimi nga ajri në rajonin Jafour rreth orës 03:00.
Nuk dihet ende arsyeja e mbërritjes së njësisë izraelite, e cila qëndroi në Jafour për një kohë të shkurtër dhe më pas u largua.
Forcat ushtarake izraelite gjithashtu kryen një operacion duke hyrë për herë të parë në rajonin Raklah që ndodhet në perëndim të Sirisë në kufirin libanez.
Përveç kësaj, ushtria izraelite hyri në fshatin Zayzoon të Daraa në jug të Sirisë me gjashtë automjete ushtarake dhe kreu një patrullim.
Pas operacionit, forcat izraelite u tërhoqën nga rajoni.
Izraeli edhe më parë ka kryer operacione të ngjashme zbarkimi nga ajri në pjesë të ndryshme të Sirisë.