Izraeli kryen sulme ajrore në jug të Libanit. Këto sulme vijnë pasi ushtria izraelite goditi një automjet në jug të Bejrutit, ku mbeti i vrarë një person.
Mediet libaneze raportojnë se janë goditur fshatrat Jarmaq, Mahmudiya dhe Aaichiyeh.
Ministria libaneze e Shëndetësisë njoftoi se për momentin nuk disponon informacion për viktima të mundshme nga sulmi mbi këto tre fshatra.
Ushtria izraelite thotë se objektiv i sulmit ishte një person i përfshirë në kontrabandën e armëve dhe një tjetër i lidhur me forcat iraniane Al-Quds.
Këto sulme ndodhin mjaft shpesh, pavarësisht armëpushimit që është në fuqi prej fundit të nëntorit dhe që kishte vënë në pauzë armiqësitë midis Hezbollahit dhe Izraelit.