Ushtria e Azerbajxhanit çliron edhe 7 fshatra të tjerë nga pushtimi armen

Që nga fillimi i operacionit më 27 shtator në Malësinë e Karabakut, ushtria e Azerbajxhanit ka çliruar nga pushtimi i Armenisë qendrat e 4 qyteteve, 3 qyteza dhe rreth 200 fshatra

Presidenti i Azerbajxhanit, Ilham Aliyev, njoftoi se ushtria e Azerbajxhanit çliroi edhe 7 fshatra të tjerë nga pushtimi i Armenisë, transmeton Anadolu Agency (AA).

“Ushtria triumfuese e Azerbajxhanit çliroi nga pushtimi fshatrat Mirek dhe Kavdar, të rajonit Jabrayil; fshatrat Meshediismayıllı dhe Shefibeyli, të rajonit Zangilan si dhe fshatrat Basharat, Karakishiler dhe Karacallı të rajonit Qubadli. Rroftë ushtria azerbajxhanase. Malësia e Karabakut është Azerbajxhan”, shkroi Aliyev në një postim nga llogaria e tij në Twitter.

Që nga fillimi i operacionit më 27 shtator në Malësinë e Karabakut, ushtria e Azerbajxhanit ka çliruar nga pushtimi i Armenisë qendrat e 4 qyteteve, 3 qyteza dhe rreth 200 fshatra si dhe disa lartësira strategjike.

Kategoritë
BotaLajme