Ushtarët turq me mision në Azerbajxhan për një periudhë 1-vjeçare

Turqia do të qëndrojë me mision 1 vit në qendrën e përbashkët, që do të ndërtohet me Rusinë në Azerbajxhan.

Siç bën të ditur Ministria e Mbrojtjes Kombëtare përmes një deklarate të shkruar lidhur me mocionin që lejon dërgimin e ushtarëve turq në Azerbajxhan, “trupat turke do të jenë me mision në qendrën e përbashkët që do të ndërtohet me Rusinë dhe në aktivitetet që do të kryhen nga kjo qendër për një periudhë 1-vjeçare”.

Në deklaratë theksohet gjithashtu se Forcat e Armatosura Turke do të vazhdojnë të mbrojnë të drejtat dhe interesat e Turqisë dhe Republikës Turke të Qipros së Veriut në Egje e Mesme, si dhe të jenë garanci e paqes dhe sigurisë në ishullin e Qipros.

Mes të tjerash, Ministria u ndal edhe mbi luftën kundër terrorizmit duke njoftuar se gjatë muajit të fundit janë realizuar gjithsej 31 operacione, 8 prej të cilëve të shkallës së gjerë dhe 23 të shkallës së mesme, të cilat kanë përfunduar me neutralizimin e 80 terroristëve dhe shumë vendstrehimeve, armëve dhe municioneve të tyre.

Deklarata nënvizoi po ashtu se në kuadër të operacioneve antiterroriste “Kthetra”, deri më sot janë neutralizuar gjithsej 348 terroristë dhe falë këtyre operacioneve është një regjistruar një rritje e konsiderueshme në numrin e terroristëve të dorëzuar ose të arratisur nga radhët e organizatës.

Kategoritë
BotaLajme