Ukraina pretendon se goditi sistemin raketor brenda territorit rus

Forcat ukrainase kanë thënë se kanë goditur me sukses një sistem raketor rus S-300 duke përdorur armë të furnizuara nga Perëndimi brenda territorit rus

Sulmi i forcave ukrainase brenda territorit rus vjen vetëm disa ditë pasi Presidenti i SHBA-se, Joe Biden i dha Ukrainës lejen për të kryer sulme të kufizuara duke përdorur armë amerikane në territorin rus rreth Kharkiv, pasi disa vende evropiane kishin hequr kufizimet se si mund të përdoren armët.

Ukraina i ishte lutur për muaj të tërë Uashingtonit që ta lejonte atë të godiste objektivat në tokën ruse me armë amerikane, ndërsa Moska nisi një sulm brutal ajror dhe tokësor në Kharkiv.

Leja e dhënë nga SHBA ishte e kushtëzuar. Ukraina mund të godasë vetëm objektivat përreth Kharkivit dhe SHBA-të janë të vendosura në mos lejimin e Ukrainës që të përdorë municionin që i është dhënë për të gjuajtur në Rusi raketat me rreze të gjatë të njohura si ATACMS që mund të godasin objektiva 300 kilometra larg.

Në vend të kësaj, Ukraina mund të përdorë vetëm raketa me rreze më të shkurtër veprimi të cilat kanë një rreze prej rreth 70 kilometrash.

Ukraina ka shënjestruar shpesh Krimenë e pushtuar, të cilën Rusia e aneksoi në vitin 2014, duke përdorur raketat “Storm Shad-ow” të ofruara nga Mbretëria e Bashkuar.

Ukraina gjithashtu nisi sulmet në Kharkiv dhe Kherson në fund të vitit 2022, pasi u përpoq të çlironte rajonet e pushtuara nga Rusia në javët e para të luftës.

SHBA iu bashkua disa vendeve të tjera evropiane, duke përfshirë Britaninë e Madhe, Francën dhe Gjermaninë, në heqjen e këtij kufizimi të veçantë se si Ukraina mund të përdorë armët që i janë dhënë.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka vlerësuar vendimin e Biden për të lejuar disa sulme në territorin rus si një “hap përpara” që do të ndihmojë forcat e tij të mbrojnë rajonin e goditur të Kharkiv.

Kategoritë
BotaLajme