Uka: Në Turqi pritet të dërgohet edhe 20 vjeçarja e lënduar nga shpërthimi në Ferizaj

​Uka: Në Turqi pritet të dërgohet edhe 20 vjeçarja e lënduar nga shpërthimi në Ferizaj

Në mëngjesin e së mërkurës dy pacientët e lënduar nga shpërthimi i bombolës së gazit në një lokal në Ferizaj janë nisur për trajtim të mëtutjeshëm në Turqi. Ndërkohë që po pritet konfirmimi i autoriteteve të Turqisë për nisjen edhe të dy pacientëve të tjerë të cilët kanë djegie më të thella. Në listën për dërgimin në Turqi është edhe 20 vjeçarja e cila ka pësuar djegie të thella. Kështu ka bërë të ditur për KosovaPress, drejtori i Klinikës Intensive në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), Shaqir Uka.

Uka: Jemi në pritje për nisjen edhe të dy pacientëve për shërim në Turqi

“Dy nga pacientët që kanë qenë të shtrirë dhe kanë qenë duke marrë trajtim në Klinikën Intensive janë nisur sot në orët e hershme të mëngjesit për Turqi për vazhdim të tretmanit të mëtutjeshëm. Ndërsa dy të tjerë jemi duke pritur konfirmimin nga autoritet turke për kohën kur ata kanë me pas mundësinë për me ardh me marrë”, tregoi Uka për KosovaPress.

Doktori Uka tregon se për në Turqi janë dërguar pacientët që kanë pas djegia e sipërfaqes ka qenë e thellë.

Uka: Në Turqi janë dërguar dy pacientët që kanë qenë në gjendje të rëndë

“Në Turqi janë dërguar 2 pacientët që kanë qenë më rëndë, do me thënë shkalla e sipërfaqes ka qenë më e rëndë dhe më e thellë dhe pritet që këta që kanë sipërfaqe të djegies më të thellë do të shkojnë tani në Turqi”, tregoi ai.

Uka tregon se gjendja e 20 vjeçares është normalisht e rëndë.

Uka: 20 vjecarja ende po trajtohen në Klinikën Intensive

“Një 20 vjeçare që ka qenë te ne edhe më tutje është e shtrirë te ne, gjendja përgjithshme e saj nuk paraqitet ashtu e rëndë, normalisht është e rëndë por ne kemi pas pacientë që shkalla e djegies ka qenë më rëndë dhe e thellë, kjo vazhdon të qëndrojë edhe më tutje në mjekimin intensiv mirëpo është njëra nga pacientet që pritet të transferohen në Turqi”, tha ai për KosovaPress.

tutje ai për KosovaPress nëpërmjet telefonit tregoi edhe për gjendjen shëndetësore të pacientëve që po trajtohen në këtë klinikë.

Uka: Gjendja e pacientëve të tjerë paraqitet stabile

“Për momentin gjendja e pacientëve që janë në mjekimin intensiv paraqitet stabile sa i përket parametrave vital, ata janë të fjetur me barna dhe janë të kyçur në aparatin e ventilimit mekanik, marrin tretmanin sipas protokollit për trajtimin e pacientëve me djegie”, tregoi Uka.

Nga shpërthimi i bombolës që ndodhi gjatë së martës në një lokal në Ferizaj u lënduan 42 persona. Ndërkohë që javën e fundit të dhjetorit edhe në Prishtinë shpërtheu një bombol gazi ku u lënduan dhjetëra qytetarë.

Kategoritë
LajmeVendi