“UÇK-Kosovo” Parulla fut në telashe 33 vjeçarin në Pejë

Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Pejë, pasi dyshohet të ketë shkruar grafite “UÇK-Kosovo”, në murin e një shtëpie private.

Policia nuk e ka bërë me dije akuzën mbi të cilin është ngritur ky arrestim, por i riu është marrë në pyetje dhe do të procedohet në Gjykatën Themelore të Divizionit për Kundërvajtje.

Me datën 03.02.2021 është raportuar një rast se persona të dyshuar kishin shkruar me sprej në një muri në fshatin Gorozhdec, pronë private fjalët UÇK-Kosovo. Njësiti i hetuesisë pran Stacionit Policor në Pejë, pas një pune operative ka arritur që mbrëmë me 05 shkurt ta identifikoj dhe sot ta shoqëroj personin L.M. (1988) i cili i kishte shkruar këto grafite”, njofton policia.

Në njoftim thuhet se një raport i veçantë do t’i dërgohet edhe Prokurorisë Themelore në Pejë.

Kategoritë
LajmeVendi