Turqia u bën thirrje palëve në SHBA për vetëpërmbajtje

Turqia bëri të ditur se po ndjek me shqetësim zhvillimet e brendshme pas zgjedhjeve presidenciale në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA).

ë deklaratën e bërë nga Ministria e Punëve të Jashtme thuhet se zhvillimet e brendshme në Shtetet e Bashkuara që përshkallëzuan deri në bastisjen e djeshme në ndërtesën e Kongresit nga demonstruesit po ndiqen me shqetësim.

“Ne u bëjmë thirrje të gjitha palëve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për përmbajtje dhe mendje të shëndoshë. Besojmë se Shtetet e Bashkuara do të kapërcejnë këtë krizë të brendshme politike me pjekuri”, u tha ndër të tjera në deklaratë, ndërsa qytetarët turq në SHBA u këshilluan të qëndrojnë larg nga turma dhe vendet ku zhvillohen protestat.

Kategoritë
LajmeVendi