Droni turk Bayraktar Kizilelma, i zhvilluar nga kompania Baykar, përfundoi me sukses fluturimin e tij të parë provë me municion të udhëzuar me GPS.
Drejtori i Industrisë Presidenciale të Mbrojtjes, Haluk Görgün, ndau njoftimin për testin, duke thënë se në qiell u krijua “një shenjë e re”.
“Droni ynë kombëtar luftarak pa pilot Bayraktar KIZILELMA përfundoi me sukses fluturimin e parë provë me municionin shumë të avancuar TOLUN të kompanisë ASELSAN.
Ky test i rëndësishëm nuk ka të bëjë vetëm me integrimin e municionit, por është edhe një tregues strategjik i fazës që kanë arritur kapacitetet turke të integrimit ajër–tokë.”
“Kombinimi i fuqisë goditëse të Tolun-it dhe aftësive manovruese të dronit do të formësojë të ardhmen e doktrinave luftarake,” theksoi kompania Baykar.