Turqia si gjithmonë pranë vëllezërve të tij, të plagosurit nga shpërthimi në Ferizaj dërgohen urgjentisht në Turqi

Kryetari i komunës së Ferizajt, Agim Aliut ka bërë të ditur se me ndihmën e Ministrisë së Shëndetësisë dhe kryetarin në detyrë të PDK-së, Enver Hoxhaj kanë arritur të kenë kontakt me presidencën Turke

Ai bërë të ditur se do të lehtësohet trajtimi eventual jashtë vendit i të lënduarve në gjendje më të rëndë, pas shpërthimit në një restaurant në Ferizaj.

“Solidarë me Ferizajn e ferizajasit në rastin e sotëm u shprehën krerë institucionesh e forcash politike, të cilët i falënderoj përzemërsisht në emër të ferizajasve, Ministrinë e Shëndetësisë veçanërisht e patjetër falënderoj Kryetarin në detyrë, Enver Hoxhaj, përpjekjet e të cilit referuar kontakteve e miqësive të tij diplomatike, kanë mbërritur deri në Presidencën Turke, që të lehtësohet trajtimi eventual jashtë vendit i të lënduarve në gjendje më të rëndë, në koordinim me Ministrinë e Shëndetësisë.

Faleminderit!”, shkroi ai.

Gjatë ditës së sotme ndodhi një shpërthim i fuqishëm në një restaurant tek “The Village” në Ferizaj, ku mbetën të lënduar mbi 40 persona e disa prej tyre janë në gjendje të rëndë.

Kategoritë
LajmeLajmet KryesoreVendi