Turqia raporton 7.103 raste të reja me COVID-19

Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, numri i përgjithshëm i viktimave nga pandemia po ashtu është rritur në 25.344, me 134 vdekje të regjistruara gjatë ditës së fundit

Turqia brenda 24 orëve të fundit ka raportuar 7.103 raste të tjera të koronavirusit të ri (COVID-19), duke e çuar në mbi 2.44 milionë numrin e përgjithshëm të rasteve të konfirmuara me këtë virus në vend, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, numri i përgjithshëm i viktimave nga pandemia po ashtu është rritur në 25.344, me 134 vdekje të regjistruara gjatë ditës së fundit.

Rreth 8.108 pacientë të tjerë janë shëruar nga virusi, me çka numri i përgjithshëm i pacientëve të shëruar ka tejkaluar 2.32 milionë.

Autoritetet shëndetësore turke që nga shpërthimi i pandemisë kanë kryer mbi 28.8 milionë teste të dyshuara për COVID-19, përfshirë 180.303 teste të kryera gjatë 24 orëve të fundit.

Shifrat e fundit tregojnë se numri i pacientëve me COVID-19 në gjendje kritike është 1.791.

Më 14 janar, Turqia filloi fushatën e vaksinimit masiv kundër pandemisë, duke filluar me punonjësit e kujdesit shëndetësor së bashku me zyrtarë të lartë për të inkurajuar besimin e publikut në vaksinat.

Kategoritë
BotaLajme