Turqia raporton 2.516 raste të reja dhe 2.018 të shëruar nga COVID-19

Gjatë 24 orëve të fundit në Turqi janë kryer 141.944 teste të tjera, duke e çuar numrin e përgjithshëm në mbi 15,12 milionë.

Turqia raportoi 2.516 raste të reja me koronavirusin e ri (COVID-19) dhe 2.018 të shëruar gjatë 24 orëve të fundit, njoftoi Ministria e Shëndetësisë e vendit, transmeton Anadolu Agency (AA).

Numri i përgjithshëm i rasteve në vend tani qëndron në 395.255, ndërsa numri i të shëruarve në 338.239, sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë.

Ndërkaq, 141.944 teste të tjera janë kryer gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e përgjithshëm në mbi 15,12 milionë.

Numri i të vdekurve nga virusi arriti në 10.887, me 84 viktima të reja.

Shifrat gjithashtu treguan se numri i pacientëve në gjendje kritike tani qëndron në 2.740, ndërsa 4,7 për qind vuajnë nga pneumonia.

Ministri i Shëndetësisë, Fahrettin Koca, përmes një postimi në Twitter porositi që “të shmangen ambientet e mbipopulluara përveç kur është e nevojshme”. “Kushtoni rëndësi higjienës, mbani maskë”, shtoi ai.

Kategoritë
BotaLajme