Turqia po heton dronin e gjetur në bazën ajrore Incirlik

Droni i rrëzuar u gjet të mërkurën në zonën e 10-të të Komandës së Bazës së Tankerëve në bazën ajrore.

Një dron i rrëzuar u gjet në Bazën Ajrore Incirlik në provincën jugore Adana të Turqisë dhe u dërgua sot në komandën e policisë provinciale nga njësitë e policisë së anti-terrorit për hetime të mëtejshme, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas informacionit të marrë nga burimet e sigurisë, droni i rrëzuar u gjet të mërkurën në zonën e 10-të të Komandës së Bazës së Tankerëve.

Njësitë e policisë së anti-terrorit, të cilët mbërritën në vendin e ngjarjes konfiskuan dronin dhe e dërguan atë në komandën e policisë provinciale për hetime të mëtejshme.

Kategoritë
BotaLajme