Turqia pezullon udhëtimin pa viza për shtetasit malazezë që posedojnë pasaporta të zakonshme

Turqia pezullon udhëtimin pa viza për shtetasit malazezë që posedojnë pasaporta të zakonshme

Vendimi presidencial pezullon zbatimin e marrëveshjes së vitit 2008, pasi Mali i Zi vendosi detyrimin për viza për shtetasit turq.

Turqia të premten pezulloi udhëtimin pa viza për shtetasit malazezë që posedojnë pasaporta të zakonshme, sipas një vendimi presidencial të publikuar në Gazetën Zyrtare, transmeton Anadolu.

Vendimi, i nënshkruar nga presidenti Recep Tayyip Erdogan, pezullon zbatimin e marrëveshjes për heqjen e ndërsjellë të vizave mes Turqisë dhe Malit të Zi për shtetasit malazezë që posedojnë pasaporta të zakonshme.

Ky vendim vjen pasi Mali i Zi vendosi detyrimin për viza për shtetasit turq më 1 nëntor.

Marrëveshja, e nënshkruar më 18 janar 2008, u miratua nga Këshilli i Ministrave i Turqisë më 3 mars të po atij viti.

Kategoritë
LajmeRajoni