Turqia dhe Arabia Saudite nënshkruajnë memorandum bashkëpunimi në fushën e mbrojtjes

Turqia dhe Arabia Saudite nënshkruajnë memorandum bashkëpunimi në fushën e mbrojtjes

Memorandumi përfshin bashkëpunimin në fushat e kërkimit, zhvillimit dhe inovacionit në teknologjitë dhe sistemet e mbrojtjes dhe ato ushtarake.

Turqia dhe Arabia Saudite kanë nënshkruar një memorandum mirëkuptimi (MoU) për forcimin e bashkëpunimit në industrinë e mbrojtjes, deklaroi të enjten kreu i Industrive të Mbrojtjes së Turqisë, Haluk Gorgun, transmeton Anadolu.

Në një postim në platformën sociale amerikane X, Gorgun tha se marrëveshja u nënshkrua mes Presidencës së Industrive të Mbrojtjes të Turqisë (SSB) dhe Autoritetit të Përgjithshëm për Zhvillimin e Mbrojtjes të Arabisë Saudite (GADD).

Memorandumi, i nënshkruar me presidentin e GADD-së, Faleh bin Abdullah Al-Sulaiman, përfshin bashkëpunimin në fushat e kërkimit, zhvillimit dhe inovacionit në teknologjitë dhe sistemet e mbrojtjes dhe ato ushtarake.

Gorgun gjithashtu shprehu ngushëllimet dhe solidaritetin e Turqisë me Arabinë Saudite pas një sulmi që shënjestroi Qendrën Financiare “Mbreti Abdullah” në Riad, duke dënuar incidentin dhe shprehur mbështetjen për popullin saudit.

“Ne e dënojmë sulmin dhe ritheksojmë solidaritetin tonë me popullin mik dhe vëlla të Arabisë Saudite”, tha Gorgun.

Ai shprehu shpresën se marrëveshja do të jetë në dobi të të dy vendeve dhe falënderoi Al-Sulaimanin dhe delegacionin që e shoqëronte për vizitën.

Kategoritë
BotaLajme