Turqia, një fëmijë bëhet viral në rrjetet sociale pasi kthen në dyqan produktin me origjinë nga Izraeli

Turqia, një fëmijë bëhet viral në rrjetet sociale pasi kthen në dyqan produktin me origjinë nga Izraeli

Fëmija erdhi në dyqan dhe u largua pas blerjes, por u kthye pak kohë më vonë dhe kërkoi të kthente produktin, i cili ishte një nga markat e bojkotuara izraelite.

Një fëmijë në qytetin Rize të Türkiyes është bërë viral në rrjetet sociale pasi është kapur nga kamera e sigurisë duke kthyer në një market produktin e blerë pas kuptoi se ishte me origjinë nga Izraeli, transmeton Anadolu.

Fëmija erdhi në dyqan dhe u largua pas blerjes, por u kthye pak kohë më vonë dhe kërkoi të kthente produktin, i cili ishte një nga markat e bojkotuara izraelite.

Fëmija i shpjegoi situatën pronarit të marketit dhe e zëvendësoi produktin me një markë tjetër.

Pamjet e momentit të ngjarjes janë regjistruar nga kamera e sigurisë së dyqanit. Pamjet e publikuara në rrjete të ndryshme sociale janë bërë virale.

Kategoritë
BotaLajme
Reklamë: ABE Kosova