Turqia merr komandën e radhës të Task Forcës së Përbashkët të Gatishmërisë Shumë të Lartë të NATO-s

Komanda Tokësore Aleate e NATO-s në një postim në median sociale Twitter, publikoi pamje në lidhje me trupat turke që kryejnë stërvitje si pjesë e “Task Forcës së Përbashkët të Gatishmërisë Shumë të Lartë”.

Komanda Tokësore Aleate e NATO-s në një postim në median sociale Twitter, publikoi pamje në lidhje me trupat turke që kryejnë stërvitje si pjesë e “Task Forcës së Përbashkët të Gatishmërisë Shumë të Lartë”.

Në pamjet e publikuara duken ushtarët turq dhe autoblinda “Vuran” prodhim turk nga kompania “BMC” dhe automjeti “Samur” prodhim i kompanisë “FNSS” që përdoret në kalimet e lumenjve.

Aftësia e lartë e ushtarëve turq u soll edhe një herë në rendin e ditës me këtë postim.

Komanda e Task Forcës së Përbashkët të Gatishmërisë Shumë të Lartë (VJTF) do të jetë në Turqi deri më 31 dhjetor 2021.

Në një deklaratë të mëparshme të NATO-s theksohet se Turqia ka investuar veçanërisht në planifikimin e kërkesave të logjistikës dhe municionit për këtë Task Forcë, e cila është një nga njësitë më të lëvizshme brenda NATO-s.

Forca, me të cilën anëtarët e NATO-s komandojnë me radhë për një vit, u drejtua nga Polonia në vitin 2020 dhe Gjermania në vitin 2019.

Task Forca e Përbashkët e Gatishmërisë Shumë të Lartë është duke u përgatitur të ndërmarrë veprime në një kohë shumë të shkurtër për të mbrojtur aleatët e NATO-s nga çdo kërcënim.

Kategoritë
BotaLajme