Turqia gjobit kompaninë Google për shkelje të ligjit të konkurrencës

Google shkeli ligjin duke komplikuar rezultatet organike të kërkimit në tregun e shërbimeve të përmbajtjes duke vendosur reklama me tekst në mënyrë intensivie dhe të pasigurt në krye të rezultateve të përgjithshme të kërkimit

Autoritetet turke e kanë gjobitur kompaninë Google me 196,7 milionë lira turke (rreth 25,6 milionë dollarë) për shkeljen e ligjit të konkurrencës të Turqisë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Më herët, Bordi i Konkurrencës hapi një hetim rreth një ankese sipas së cilës gjigandi i teknologjisë abuzoi me pozicionin e tij për t’u dhënë një avantazh të padrejtë disa kompanive.

Aipas informacioneve që i pranoi AA, bordi vendosi që Google shkeli ligjin duke komplikuar rezultatet organike të kërkimit në tregun e shërbimeve të përmbajtjes duke vendosur reklama me tekst në mënyrë intensivie dhe të pasigurt në krye të rezultateve të përgjithshme të kërkimit.

Hetimi përfshiu kompanitë “Google Reklamcilik ve Pazarlama Ltd.”, “Google International LLC”, “Google LLC”, “Google Ireland Ltd.” dhe “Alphabet Inc.”.

Në mars të vitit 2019, Komisioni Evropian gjithashtu gjobiti kompaninë Google me 1,69 miliardë dollarë për shkeljen e rregullave të BE-së kundër besimit me reklamat në internet.

Kategoritë
BotaLajme

Të ngjajshmet