“Turqia do të përdorë sistemin S-400 ashtu siç përdorin disa anëtarë të NATO-s sistemin S-300”

“Ashtu si sistemi S-300, i cili ekziston në disa vende anëtarë të NATO-s, përdoret në aleancën e NATO-s, sistemi S-400 do të përdoret në mënyrën e njëjtë (në Turqi)”, tha Akar.

Ministri turk i Mbrojtjes, Hulusi Akar, ka deklaruar se Turqia anëtare e NATO-s do të përdorë sistemin e saj të mbrojtjes raketore S-400, të prodhuar nga Rusia, ashtu siç anëtarët e tjerë të aleancës përdorin sistemet e tyre të mbrojtjes S-300, raporton Anadolu Agency (AA).

Sistemet e mbrojtjes S-300 janë po ashtu ruse dhe ato janë një version i vjetër i serisë S-400.

“Ashtu si sistemi S-300, i cili ekziston në disa vende anëtarë të NATO-s, përdoret në aleancën e NATO-s, sistemi S-400 do të përdoret në mënyrën e njëjtë (në Turqi)”, tha Akar para anëtarëve të komitetit të planifikimit dhe buxhetit të parlamentit turk.

Rusia ka shitur sistemin S-300 në 20 vende, përfshirë në vende anëtare të NATO-s, si në Bullgari, Greqi dhe Sllovaki.

Akar theksoi se Turqia do të vazhdojë në procesin e kontrollit dhe përgatitjes së sistemit S-400 “ashtu siç ishte planifikuar”.

Shefi i mbrojtjes turke u bëri thirrje SHBA-ve që të formojnë një grup të përbashkët pune mbi pajtueshmërinë e sistemit S-400 dhe avionëve luftarakë F-35.

“Ne jemi gati të diskutojmë shqetësimet teknike të SHBA-ve mbi pajtueshmërinë e S-400-tës dhe F-35-tës”, tha Akar.

Në muajin korrik të vitit 2019, SHBA zyrtarisht hoqi Turqinë nga programi i përbashkët luftarak F-35 për shkak të programit për blerjen e sistemit të përparuar të mbrojtjes ajrore ruse.

Akar po ashtu tha se gjithsej 20.571 persona janë larguar nga Ushtria e Turke që nga grusht shteti i dështuar i vitit 2016 në Turqi, që u orkestrua nga organizata terroriste FETO.

Grupi terrorist FETO dhe udhëheqësi i saj me qendër në SHBA, Fetullah Gulen, orkestruan grusht shtetin e dështuar të 15 korrikut të vitit 2016, i cili la të martirizuar 251 persona dhe pothuajse 2.200 të plagosur.

FETO qëndron pas një fushatë të gjatë për të përmbysur shtetin përmes infiltrimit të institucioneve turke, veçanërisht të ushtrisë, policisë dhe gjyqësorit.

Kategoritë
BotaLajme