Turqia do ta shtojë mitralozin indigjen në inventarin e saj

Nuri Kızıltan, një ekzekutiv i lartë në kompaninë Sarsılmaz, tha se grupi i parë i armëve SAR 762 MT së shpejti do t’u dorëzohet forcave të armatosura turke.

Mitralozi i rëndë indigjen turk ka kaluar me sukses të gjitha fazat e testeve dhe tani është gati për prodhim masiv, raporton Anadolu Agency (AA).

Mitralozi i ri 12,7 mm me një distancë prej 1.200 metrash i tipit SAR 762 MT nga Sarsılmaz, një prodhuesi kryesor turk i armëve të vogla, do të kontribuojë në përpjekjet antiterroriste të Turqisë.

Duke folur për AA-në, Nuri Kızıltan, një ekzekutiv i lartë në kompaninë Sarsılmaz, tha se grupi i parë i armëve SAR 762 MT së shpejti do t’u dorëzohet forcave të armatosura turke.

Duke nënvizuar se mitralozi është prodhim vendas, Kızıltan vlerësoi kontributet e Presidencës Turke të Industrive të Mbrojtjes në përmirësimin e aftësive të sektorit kombëtar të mbrojtjes.

Ai tha se mitralozi mund të përdoret nga ekipet e këmbësorisë dhe mund të montohet në automjete të ndryshme të blinduara, përfshirë tanket kryesore të betejës.

Kategoritë
BotaLajme