Turqi, rritet në 51 numri i të vdekurve nga tërmeti

Agjencia e Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD) tha që deri në këto kohë, ka pasur 850 pas-tronditje, prej të cilave 40 më të forta se 4 ballë.

Numri i të vdekurve nga tërmeti në Izmir të Turqisë u rrit në 51, njoftoi nënpresidenti turk Fuat Oktay, raporton Anadolu Agency (AA).

Agjencia e Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD) tha që deri në këto kohë, ka pasur 850 pas-tronditje, prej të cilave 40 më të forta se 4 ballë.

Aktivitetet e kërkimit dhe shpëtimit po vazhdojnë në provincën bregdetare të Izmirit.

Të paktën 896 njerëz janë lënduar nga tërmeti me magnitudë 6,6 që të premten tronditi Izmirin.

Gjithsej 682 të lënduar janë lëshuar nga spitalet, ndërsa 214 janë ende duke u mjekuar.

Kategoritë
BotaLajme