Turqi, qytetarët shijojnë plazhet në Antalya dhe Marmaris

Qytetarët filluan të frekuentojnë plazhet pas përfundimit të orës policore.

Qytetarët e Antalya-s kishin rastin të shijojnë sot kohën e bukur duke bërë plazh pasi mëngjesin e sotëm përfundoi ora policore e vendosur gjatë festave të Vitit të Ri në mbarë Turqinë.

Disa fotografi të shkrepura me dron shfaqin njerëzit që shijojnë plazhin dhe detin në kohën me diell.

Kohën për plazh e shfrytëzuan edhe qytetarët e qarkut Marmaris të provincës Muğla, të cilët filluan të frekuentojnë plazhet pas përfundimit të orës policore.

Kujtojmë se Turqia hyri në orë policore në mbarë vendin duke përfshirë festën tradicionale të Vitit të Ri që nga e enjtja në mbrëmje deri në mëngjesin e sotëm, si pjesë e masave për të ndaluar përhapjen e koronavirusit të ri (COVID-19).

Kategoritë
BotaLajme