Turqi, presidenti Erdoğan pranon dorëheqjen e ministrit të Thesarit dhe Financave

“Siç dihet, Berat Albayrak lëshoi një deklaratë të dielën në mbrëmje përmes llogarisë në rrjetet sociale duke kërkuar dorëheqjen e tij nga posti duke cituar shëndetin e tij”, thuhet në njoftimin e Drejtorisë së Komunikimeve

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdoğan, ka pranuar dorëheqjen e ministrit të Thesarit dhe Financave, Berat Albayrak, transmeton Anadolu Agency (AA).

“Siç dihet, Berat Albayrak lëshoi një deklaratë të dielën në mbrëmje përmes llogarisë në rrjetet sociale duke kërkuar dorëheqjen e tij nga posti duke cituar shëndetin e tij”, thuhet në njoftimin e Drejtorisë së Komunikimeve.

“Pas një vlerësimi nga presidenti ynë, kërkesa nga ministri i Thesarit dhe Financave, Berat Albayrak, për dorëheqjen e tij nga posti u miratua”, thuhet më tej.

Në një periudhë kur edhe vendet e zhvilluar po përjetojnë vështirësi serioze ekonomike për shkak të pandemisë, përveç krizave rajonale dhe atyre politike, tha Drejtoria e Komunikimeve, Turqia me përpjekjet e ministrit Albayrak ka vazhduar në rrugën e saj me dëmin më të vogël të mundshëm në këtë periudhë kritike.

“Arritjet e ministrit tonë janë vlerësuar nga presidenti turk”, theksoi deklarata.

Kategoritë
BotaLajme