Turqi, nga sonte masat e reja kundër përhapjes së COVID-19

Ambientet e brendshme në të gjithë vendin, të tilla si kinematë dhe restorantet, duke filluar nga sonte do të punojnë me orar të shkurtuar

Në përputhje me vendimin e marrë nga kabineti presidencial për të frenuar përhapjen e koronavirusit të ri (COVID-19), ambientet e brendshme në të gjithë Turqinë, të tilla si kinematë dhe restorantet, duke filluar nga sonte do të punojnë me orar të shkurtuar duke u mbyllur në orën 22, transmeton Anadolu Agency (AA).

Ministria e Punëve të Brendshme njoftoi se vendimi vjen pas rritjes së rasteve të virusit, me propozim të Bordit Këshillimor Shkencor mbi COVID-19 dhe me udhëzimet e presidentit, Recep Tayyip Erdoğan në një përpjekje për të garantuar sigurinë e shëndetit dhe rendit publik.

Ndër objektet e detyruara për t’u mbyllur në orën 22 janë edhe qendrat tregtare, mjetet e mëdha të transportit, parqet, tregjet, restorantet, kafenetë, floktaritë, qendrat sportive, teatrot, kinematë dhe sallat e koncerteve në të gjitha 81 provincat e Turqisë.

Deri më tani, Turqia ka raportuar mbi 382 mijë raste të virusit, përfshirë pothuajse 329 mijë të shëruar dhe 10.481 viktima.

Që nga shfaqja për herë të parë dhjetorin e kaluar në Kinë, sipas të dhënave nga Universiteti “John Hopkins” me qendër në SHBA, në mbarë botën janë konfirmuar mbi 47.55 milionë raste me COVID-19, përfshirë afër 31.7 milionë të shëruar dhe mbi 1.21 milionë të vdekur.

Aktualisht, SHBA, India dhe Brazili janë vendet më të prekura nga pandemia.

Kategoritë
BotaLajme