Turqi, mbi 500 mijë persona janë vaksinuar kundër COVID-19

Që nga pasditja, numërimi i drejtpërdrejt tregoi se mbi 500 mijë persona janë vaksinuar.

Mbi 500 mijë persona në mesin e të cilëve edhe punonjës të personelit shëndetësor në Turqi kanë marrë dozat e para të vaksinës kundër COVID-19, bëri të ditur sot Ministria e Shëndetësisë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Që nga pasditja, numërimi i drejtpërdrejt tregoi se mbi 500 mijë persona janë vaksinuar.

Devlet Bahçeli, kreu i Partisë së Lëvizjes Nacionaliste (MHP), mori dozën e parë të vaksinës COVID-19 pas thirrjes së ministrit të Shëndetësisë.

“Shpresoj se do ta heqim qafe këtë pandemi shumë shpejt dhe i ftoj të gjithë njerëzit të vaksinohen”, tha Bahceli në Twitter.

Të enjten, Turqia filloi fushatën masive të vaksinimit kundër COVID-19 me stafin e kujdesit shëndetësor. Presidenti Recep Tayyip Erdoğan gjithashtu mori vaksinën e parë të vaksinës kundër COVID-19.

Ministri i Shëndetësisë, Fahrettin Koca u bë personi i parë që mori vaksinën kineze pasi organi zyrtar i Turqisë miratoi të mërkurën CoronaVac për përdorim urgjent kundër koronavirusit të ri.

Pas ministrit, anëtarët e Bordit Këshillimor Shkencor të Koronavirusit u vaksinuan gjithashtu.

Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, Turqia ka 1.1 milion punonjës shëndetësorë të cilët do të vaksinohen brenda një muaji. Dy doza të vaksinës do të administrohen me 28 ditë diferencë. Ata që janë shëruar nga COVID-19 nuk do të vaksinohen në 4 deri në 6 muaj pas shërimit të tyre.

Grupi i parë i 3 milionë dozave të vaksinës kundër COVID-19 të zhvilluar nga SinoVac Biotech i Kinës mbërriti në Turqi më 30 dhjetor. Turqia ka zbatuar orë policore që nga muaji i kaluar si pjesë e përpjekjeve për të frenuar përhapjen e virusit.

Këtë javë Erdoğan njoftoi se kufizimet do të lehtësohen gradualisht pasi rastet me COVID-19 janë ulur ndjeshëm kohën e fundit.

​​​​​​​

Kategoritë
BotaLajme