Turqi, humb jetën një person pas përmbysjes së anijes turistike

Sipas raportimeve, anija po lundronte 50-100 metra larg bregdetit përreth Kalasë së Alanya-s, pranë Shpellës Forsforlu, kur papritmas u përmbys për arsye ende të panjohura.

Një person humbi jetën sot pasi një anije turistike u përmbys pranë brigjeve të Alanya-s në provincën bregdetare turke Antalya, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas raportimeve, anija po lundronte 50-100 metra larg bregdetit përreth Kalasë së Alanya-s, pranë Shpellës Forsforlu, kur papritmas u përmbys për arsye që ende mbeten të panjohura.

Personeli i Rojes Bregdetare Turke ka shpejtuar me evakuimin e pasagjerëve të bllokuar të anije ndërsa pranë vendit të ngjarjes kanë arritur edhe shumë ambulanca.

Komanda e Rojës Bregdetare ka bërë të ditur se nga anija e përmbysur janë shpëtuar 37 persona si dhe është nxjerrë kufma e një personi i cili humbi jetën.

Kategoritë
BotaLajme