Turkut në Francë i sulmohet dyqani: “Rroftë derri”, “Rroftë Le Pen”, “Vdekja Erdoganit”…

Tregtia turke në qytetin veriperëndimor francez të Nantes ishte shënjestra e një sulmi racist.

“Dilni nga këtu, ikni në shtëpi”, “Rroftë derri”, “Rroftë Le Pen”, “Vdekja Erdoganit”, “Franca u përket francezëve”, “Vdekja turqve”, janë vetëm disa nga mesazhet murale në një dyqanin në Nantes, pronë e një emigranti turk.

Vëllai i pronarit të dyqanit të produkteve të mishit, Y. B., tha se vëllai i tij e mbylli dyqanin për një javë për shkak të problemeve shëndetësore, raporton Anatolia.

Ai shtoi se, përveç mesazheve fyese, ata gjetën edhe dy mesazhe mbështetjeje, të cilat ndoshta ishin shkruar nga dikush tjetër më vonë.

Y. B. shton se ai ka jetuar në Nantes për shtatë vjet dhe se ata nuk kanë hasur më sulme të tilla më parë.

Dy ditë më vonë, xhamat e dyqanit u thyen dhe burimi deklaron se policia mbërriti për të bërë një hetim vetëm pas thirrjes së tretë.

Kjo ngjarje vjen nën atmosferën e ngarkuar të raporteve të acaruara Francë-Turqi, sa me sfond politik aq dhe fetar.

Kategoritë
BotaLajme