Turkish Airlines transportoi 7 milionë pasagjerë në prill

Kompania ajrore turke Turkish Airlines (THY) ka transportuar 7 milionë pasagjerë në muajin prill, një rritje prej 6,9 për qind nga viti i kaluar, transmeton Anadolu.

Siç njoftojnë autoritetet turke, THY regjistroi një rritje prej 4,5 për qind të pasagjerëve në linjat ndërkombëtare, duke arritur në 4,3 milionë në prill. Numri i pasagjerëve vendas u rrit me 11 për qind, duke arritur në 2,8 milionë gjatë të njëjtës periudhë.

Rritja tregohet edhe përmes vendeve të zëna gjatë fluturimeve, që u rrit në 80,7 për qind për muajin e kaluar, respektivisht 86,5 për qind në fluturimet e brendshme dhe 80 për qind në fluturimet ndërkombëtare.

Rritje prej 34,4 për qind shënoi edhe vëllimi i ngarkesave dhe postave të transportuara nga kompania, duke arritur në 162,483 tonë.

Deri në fund të muajit prill, THY fluturoi në 341 destinacione me flotën e saj prej 455 avionësh, duke përfshirë avionë pasagjerësh dhe mallrash.

Në periudhën 4-mujore janar-prill, kompania ajrore transportoi 25,5 milionë pasagjerë, duke shënuar një rritje prej 8 për qind nga viti i kaluar.

Kategoritë
BotaLajme