Turkish Airlines ofron bileta të favorshme drejt Ballkanit, Kaukazit dhe Ukrainës

Nga aviokompania njoftuan se ata që dëshirojnë të përfitojnë nga benefitet, mund të blejnë bileta nga 1 deri më 14 shkurt të vitit 2021 dhe të udhëtojnë nga 11 shkurt deri më 13 qershor të vitit 2021.

Aviokompania Turkish Airlines (THY) ka nisur një fushatë për shitjen e biletave kthyese prej 99 dollarësh ndërsa ka të bëjë për rajonet e Ballkanit, Kaukazit dhe Ukrainës, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në njoftimin e THY-së thuhet se çmimet e biletave nga Stambolli në Kharkiv, Lviv, Zaporizhia varionin nga 99 dollarë, për Bukuresht, Kluzh dhe Zagreb 109, Sofje, Lubjanë, Sarajevë, Shkup, Prishtinë dhe Kherson 119, Beograd 129, Podgoricë 139, Kievi 159 dhe Odesa 169 dollarë.

Qytetarët e Republikës së Turqisë nuk kanë nevojë për viza kur udhëtojnë në Beograd, Podgoricë, Prishtinë, Sarajevë dhe Shkup ndërsa për Ukrainë dhe Moldavi nuk kanë nevojë as për pasaportë, por mund të hyjnë vetëm me letërnjoftim.

Nga aviokompania njoftuan se ata që dëshirojnë të përfitojnë nga benefitet, mund të blejnë bileta nga 1 deri më 14 shkurt të vitit 2021 dhe të udhëtojnë nga 11 shkurt deri më 13 qershor të vitit 2021.

Informacionet shtesë mund të merren në faqen e internetit të THY-së www.turkishairlines.com.

Kategoritë
BotaLajme