“Ne gjithmonë duam të jemi gati, dhe kështu kam dërguar në rajon dy nëndetëse bërthamore”, ka thënë presidenti amerikan
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha të premten se dy nëndetëse bërthamore që ai ka urdhëruar të vendoseshin pas komenteve të ish-presidentit rus, Dmitry Medvedev, janë “afër Rusisë”, transmeton Anadolu.
“Po, ato janë më afër Rusisë”, tha Trump në një intervistë me “Newsmax” kur u pyet për vendndodhjen e nëndetëseve.
Trump tha më parë se ai urdhëroi vendosjen e dy nëndetëseve bërthamore amerikane në “rajonet e duhura” mes një lufte fjalësh në rritje me Medvedevin.
“Një ish-president i Rusisë, i cili tani është në krye të njërit prej këshillave më të rëndësishëm, Medvedev, tha disa gjëra që janë shumë të këqija, duke folur për armë bërthamore. Dhe kur përmend fjalën bërthamore, unë them – e dini, sytë më shkëlqejnë dhe them: ‘Më mirë të jemi të kujdesshëm, sepse është kërcënimi përfundimtar’. Nuk duhej ta kishte thënë”, ka thënë Trump.
“Ai ka një gojë të freskët. Ai tha gjëra edhe në të kaluarën, dhe kështu ne gjithmonë duam të jemi gati, dhe kështu kam dërguar në rajon dy nëndetëse bërthamore. Dua vetëm të sigurohem që fjalët e tij janë vetëm fjalë dhe asgjë më shumë se kaq”, tha Trump për Newsmax.