“Nëse nuk e bëjnë këtë, ne do ta godasim Iranin shumë fort përsëri, ashtu siç bëmë javën e kaluar, vetëm se më fort”, tha Trump.
Presidenti amerikan, Donald Trump, u ka bërë thirrje autoriteteve iraniane që “të ndalojnë menjëherë prokurët e tyre të paguar mirë në Liban që të shkaktojnë telashe”, duke paralajmëruar se në të kundërt Washingtoni do ta godasë Teheranin “edhe më fort”, transmeton Anadolu.
“Nëse nuk e bëjnë këtë, ne do ta godasim Iranin shumë fort përsëri, ashtu siç bëmë javën e kaluar, vetëm se më fort”, shkroi Trump në platformën e tij Truth Social.
Sipas Fox News, Trump gjithashtu foli gjatë natës me iranianët dhe paralajmëroi se nëse ata mbyllin Ngushticën e Hormuzit “nuk do të keni më një vend”.
“Nuk do të arrini as të ktheheni në vendin tuaj të mallkuar. Mund ta marrim nën kontroll Ngushticën, nëse është e nevojshme”, citohet të ketë thënë Trump.
Ai tha se SHBA-ja mund të bëhet “Engjëlli Mbrojtës” i Ngushticës së Hormuzit dhe të marrë 20 për qind të naftës.
“Nëse nuk arrijnë një marrëveshje, ne do të vendosim tarifa kalimi”, shtoi presidenti amerikan.














