Trump: Nëse i numëroni votat e paligjshme dhe të vonuara, mund të na i vjedhin këto zgjedhje

“Nëse i numëroni votat e hedhura në mënyrë të ligjshme, unë i fitoj me lehtësi këto zgjedhje. Nëse i numëroni votat e paligjshme dhe të vonuara, (Demokratët) mund të na i vjedhin këto zgjedhje”, tha Trump

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha se ai do t’i fitojë këto zgjedhje nëse numërohen “votat e ligjshme”, transmeton Anadolu Agency (AA).

Ekipi i fushatës së Trump-it bëri një deklaratë në lidhje me zgjedhjet presidenciale të 3 nëntorit, rezultatet e të cilave ende nuk janë definuar.

“Nëse i numëroni votat e hedhura në mënyrë të ligjshme, unë i fitoj me lehtësi këto zgjedhje. Nëse i numëroni votat e paligjshme dhe të vonuara, (Demokratët) mund të na i vjedhin këto zgjedhje”, tha Trump në deklaratën e tij.

Kategoritë
BotaLajme

Të ngjajshmet