Trump mund t’i bashkohet bisedimeve midis Rusisë dhe Ukrainës në Turqi

Presidenti amerikan  Donald Trump mund të udhëtojë për në Stamboll të Turqisë, ku pritet të zhvillohet takimi mes presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky dhe atij rus Vladimir Putin gjatë të enjtes.

E pasi të dyja palët janë dakorduar për një takim të drejtpërdrejtë mes dy liderëve, presidenti amerikan ka bërë të ditur se po mendon se niset për një udhëtim në Stamboll, transmeton Telegrafi.

“Po mendoja të fluturoja atje. Ekziston një mundësi nëse mendoj se gjërat mund të ndodhin. Duhet ta përfundojmë”, tha presidenti amerikan.

Ai thotë se administrata amerikane është “duke punuar shumë që të shohin nëse mund të ndalet gjakderdhja”.

Trump gjithashtu thotë se beson se Rusia do të pajtohet për një armëpushim 30-ditor në Ukrainë.

Kategoritë
BotaLajme