Trump merr goditjen e dytë, Twitteri i bllokon postimet e tij

Rrjeti social Twitter vazhdon t’ia bllokojë ‘cicërimat’ në këtë platformë presidentit amerikan Donald Trump.

Përmbajtjet që Donald Trump po i plason në Twitter po etiketohen si përmbajtje e diskutueshme që mund të dërgojë në mashtrim apo çorientim në lidhje me zgjedhjet ose ndonjë proces civil,

Vetëm në orën e fundit, Twitter-i ia ka ‘fshehur’ dy cicërima Trumpit si përmbajtje mashtruese.

Në dy cicërimat e tij, Donald Trump ka hedhur akuza për numërimin e votave me postë, vota këto që ia kanë përmbysur rezultatin në shtetet kyçe, e në të cilat rivali i tij Biden tashmë është duke prirë.

Kategoritë
BotaLajme