Presidenti amerikan Donald Trump deklaroi të premten në mëngjes se ishte i zhgënjyer nga biseda telefonike me presidentin rus Vladimir Putin, pasi duket se ai nuk dëshiron të ndalojë luftën ruse kundër Ukrainës.
Përpjekjet e SHBA-së për të vënë në jetë një zgjidhje diplomatike të luftës në Ukrainë janë të ngadalësuara, ndërsa Trump po përballet me kërkesa gjithnjë e më të mëdha – përfshirë nga disa republikanë – që të ushtrojë presion më të fortë ndaj Putinit që të hynë në negociata serioze.
Putin dhe Trump foliën për gati një orë; nga Moska u tha se nuk do të heqin dorë nga synimet e tyre.
“Jam shumë i zhgënjyer nga biseda që pata me presidentin Putin,” tha Trump.
Ai vlerëson se Rusia nuk ka ndërmend të ndalojë sulmet në Ukrainë, gjë që e sheh si të dëmshme.
Gjatë asaj bisede pothuajse njëorëshe nuk u diskutua ndalja e përkohshme e disa dërgesave të armëve amerikane për Kievin, sipas përmbledhjes së dorëzuar nga këshilltari i Putinit, Yuri Ushakov.
“Nuk arrita asnjë përparim me të,” tha Trump për gazetarët të enjten.
Ai gjithashtu njoftoi se do të zhvillojë biseda me presidentin ukrainas Volodymyr Zelenski të premten.