Trump ende diskuton rezultatin e zgjedhjeve, atë në Pensilvani e dërgon në Gjykatën e Lartë

Kampi i presidentit të SHBA-ve, Donald Trump, ka dërguar rezultatet e zgjedhjeve presidenciale të 3 nëntorit në shtetin e Pensilvanisë në Gjykatën e Lartë.

Kampi i Trump-it dje paraqiti ankesë në Gjykatën e Lartë të SHBA-ve, duke i kërkuar asaj të kthejë disa vendime të Gjykatës së Lartë të Pensilvanisë, me pretendimet se ajo tejkaloi kufijtë e saj duke ndryshuar ligjin e votimit me postë të shtetit para dhe pas zgjedhjeve presidenciale të vitit 2020.

Kampi në paraqitjen e saj tha se vendimi i gjykatës kishte “rëndësi kombëtare”, ajo mund të shkelë Kushtetutën dhe se “rezultati i zgjedhjeve për Presidencën e SHBA-ve qëndron në fije peri”.

Ankesa është përpjekja e fundit e Trump-it për të sfiduar rezultatet e zgjedhjeve presidenciale, për të cilat ai vazhdon të mos i pranojë rezultatet dhe vazhdon të argumentojë se ka pasur mashtrim të votave.

Edhe nëse Gjykata e Lartë e SHBA-ve rrëzon fitoren e presidentit të sapozgjedhur, Joe Biden, në Pensilvani dhe t’i japë Trump-it 20 votat elektoraletë shtetit, kjo nuk do të mjaftonte që presidenti në largim të arrijë 270 vota elektorale të nevojshme për të fituar zgjedhjet.

Votuesit në të 50 shtetet e SHBA-ve dhe Distriktin e Kolumbisë javën e kaluar hedhën votat e tyre duke legalizuar fitoren e Biden-it mbi Trump-in, në të cilën presidenti i sapozgjedhur kaloi presidentin në largim me një numër të Kolegjit Zgjedhor prej 306 kundër 232.

Kategoritë
BotaLajme