– Në mandatin e dytë presidencial të Trumpit, ai dhe Putin janë angazhuar në disa telefonata, duke filluar me bisedën e tyre të parë më 12 shkurt
Presidenti amerikan, Donald Trump, ka bërë të ditur se do të flasë në telefon me presidentin rus, Vladimir Putin, në orën 14:00GMT, transmeton Anadolu.
“Do të flas me presidentin Putin të Rusisë në orën 10:00 paradite. Faleminderit!”, shkroi Trump në platformën Truth Social.
Putin gjithashtu iu referua bisedës me Trumpin gjatë një ekspozite të markave ruse në zhvillim në Moskë.
“Sot, unë do të flas me presidentin e SHBA-së dhe patjetër do t’i sugjeroj që ai ta përdorë këtë material për ta promovuar atë në tregun amerikan”, tha Putin.
Lajmi për telefonatën vjen derisa SHBA-ja kërkon të ndërmjetësojë luftën midis Rusisë dhe Ukrainës. Trump e ka pozicionuar veten si një ndërmjetës i mundshëm i paqes në negociatat midis dy vendeve fqinje.
Diskutimet zakonisht trajtojnë çështjet dypalëshe së bashku me shqetësime më të gjera të sigurisë rajonale,
Në mandatin e dytë presidencial të Trumpit, ai dhe Putin janë angazhuar në disa telefonata, duke filluar me bisedën e tyre të parë më 12 shkurt.