Trump dhe Melania ndahen në janar, kaq para përfiton Zonja e Parë

Do të dekorojë Shtëpinë e Bardhë për Krishtlindjet per herën e fundit, e më pas do të largohet nga rezidenca presidenciale dhe nga Donald Trump gjithashtu.

Bëhet fjalë për Melania Trump, e cila sipas gazetave britanike, do të heqë dorë nga burri i saj në fund të mandatit më 20 janar 2021, kur do të marrë edhe një shumë të madhe parash në bazë të kontratës para martesore.

Sipas “The Sun” ky është një divorc i bujshem prej 50 milion dollarësh. Melania, e cila do të ketë kujdestarinë e djalit të saj 14 vjeç, do të ketë gjithashtu një vendbanim dhe një shtëpi pushimi, përveç ushqimit për djalin Barron.

Ish-modelja me origjinë Sllovene dhe Trump janë martuar 15 vjet më parë. Para Melanias, Presidenti ishte martuar dy herë: në të dy rastet divorcet rezultuan në marrëveshje para martesore. Ai qendroi së bashku me gruan e tij të parë Ivana nga 1977 deri në 1992.

Ajo raportohet të ketë marrë 25 milion dollarë, me një vilë në Connecticut dhe një apartament në New York. Trump po e tradhtonte Ivanën me Marla Maples, me të cilën ai u martua më 1993 për t’u ndarë gjashtë vjet më vonë. Ajo gjithashtu mori një paketë të madhe divorci. Por do të jetë Melania ajo që do të marrë pjesën më të konsiderueshme.

Kategoritë
BotaLajme