Trump: Demokratët po përpiqen të vjedhin zgjedhjet

“Kemi një avantazh të madh, por (Demokratët) po përpiqen të na vjedhin zgjedhjet. Nuk do ta lejojmë këtë. Votat nuk duhet të hidhen pasi të mbyllen kutitë e votimit”, tha Trump në postimin e tij.

Presidenti amerikan, Donald Trump, lidhur me zgjedhjet tha se “demokratët po përpiqen të vjedhin zgjedhjet”, transmeton Anadolu Agency (AA).

Presidenti amerikan dhe kandidati republikan Trump bëri një deklaratë nga Twitter, ndërkohë që në shumë rajone janë shpallur rezultate për zgjedhjet e 59-ta presidenciale në SHBA.

“Kemi një avantazh të madh, por (Demokratët) po përpiqen të na vjedhin zgjedhjet. Nuk do ta lejojmë këtë. Votat nuk duhet të hidhen pasi të mbyllen kutitë e votimit”, tha Trump në postimin e tij.

Ndërsa në një tjetër postim Trump vuri në dukje se do të bëjë një deklaratë në orët e ardhshme.

Ndërkohë nuk kaloi pa u vënë re se Trump postimet e tij në Twitter i bëri në orët kur bëri një deklaratë kandidati demokrat për president Joe Biden.

Twitter etiketë paralajmëruese postimit të Trump

Në anën tjetër, Twitter ndaj postimit të Trump vendosi etiketën paralajmëruese “Një pjesë ose e gjithë përmbajtja e postuar në këtë Tweet duhet të diskutohet dhe ajo mund të orientojë gabimisht pjesëmarrjen në një zgjedhje ose në një proces tjetër shoqëror”.

Kategoritë
BotaLajme

Të ngjajshmet