Trump: Besoj se kemi mundësinë për të fituar zgjedhjet

“Njerëzit janë të kënaqur nga ato që kemi kryer. Mendoj se do të arrijmë në numrin e 306 delegatëve ashtu sikurse në vitin 2016”, tha presidenti Trump.

Presidenti amerikan Donald Trump, tha se mundësitë e tyre janë të mëdha për të fituar zjgedhjet e 59-ta presidenciale që mbahen sot në vend, transmeton Anadolu Agency (AA).

Ndërkohë që vazhdon procesi i votimit për zgjedhjet presidenciale në SHBA, presidenti republikan Trump vlerësoi mbarëvajtjen e zgjedhjeve nëpërmjet një lidhjeje telefonike në televizionin Fox.

I pyetur se kur mund të shpallë fitoren e sigurtë të zgjedhjeve, Trump tha, “Do e shpallim kur të ketë një fitore. Nuk ka nevojë për të luajtur lojëra. Por unë sigurisht besoj se kemi mundësinë për të fituar”.

Trump u shpreh se beson që do të arrijnë lehtësisht numrin e 270 delegatëve që janë të nevojshëm për të fituar zgjedhjet.

“Njerëzit janë të kënaqur nga ato që kemi kryer. Mendoj se do të arrijmë në numrin e 306 delegatëve ashtu sikurse në vitin 2016”, shtoi Trump.

Ndërkohë duke iu kundërvënë kandidatit demokrat Joe Biden, presidenti Trump komentoi se, “Biden nuk ka kapacitet mendor për t’u bërë president. Po kalon kohë të vështira. Biden nuk duhet të jetë në pozicionin e presidentit”.

Ndërsa lidhur me mundësinë që shpallja e rezultatit të zgjedhjeve mund të zgjasë më shumë se normalja për shkak të numërimit të votave të dërguara me postë, Trump tha se dëshiron që rezultatin e zgjedhjeve ta shohin mbrëmjen e 3 nëntorit.

“Nëse zgjidhem unë, mund të ketë dhunë rrugëve në Portland, Chicago, New York, Oakland, Baltimore dhe në vende të tjera nën drejtimin e demokratëve, për shkak të mungesës së udhëheqjes në nivelin lokal”, theksoi ndër të tjera Trump.

Kategoritë
BotaLajme