Tre ish-presidentët e SHBA-së do të vaksinohen përpara kamerave

Ish-presidentët e SHBA-së, Barack Obama, George W. Bush dhe Bill Clinton njoftuan se vullnetarisht dhe përpara kamerave do të marrin vaksinën kundër COVID-19.

Ish-presidentët e SHBA-së, Barack Obama, George W. Bush dhe Bill Clinton njoftuan se vullnetarisht dhe përpara kamerave do të marrin vaksinën kundër koronavirusit të ri (COVID-19).

Sipas lajmit të CNN, ish presidentët Obama, Bush dhe Clinton kanë theksuar se do të marrin përpara kamerave vaksinën kundër COVID-19 të miratuar nga Administrata e Barnave dhe Ushqimit të SHBA-ve (FDA).

Me vaksinimin përballë kamerave të tre ish-presidentëve synohet rritja e ndërgjegjësimit mes popullatës dhe për të provuar që vaksina është e besueshme.

Obama në një deklaratë për Joe Madison në kanalin e radios SiriusXM tha se ka punuar më parë me drejtorin e Institutit Kombëtar të SHBA-së për Sëmundjet Alergjike dhe Infektive, Dr. Anthony Fauci dhe se ka besim shumë tek ai.

Duke bërë të ditur se do të bëjë menjëherë vaksinën për të cilën Fauci ka thënë se është e “besueshme”, Obama tha se këtë do ta bëjë ose do ta regjistrojë në ekranet televizive.

Ndërkohë Freddy Ford, shefi i stafit të ish presidentit Bush tha se Bush mund të vaksinohet përpara kamerave duke bërë të ditur se kanë kontaktuar me Faucin dhe mjeken Deborah Birx që ndodhet në Task forcën e luftës kundër COVID-19 në Shtëpinë e Bardhë.

Gjithashtu edhe Angel Urena, sekretari për media i Clintonit ka thënë se ish-presidenti dëshiron të vaksinohet publikisht për të inkurajuar popullatën.

Kategoritë
BotaLajme