Në Argjentinë, tre gra të rrëmbyera nga një kartel droge u torturuan dhe u përdhunuan përpara se të vriteshin, ndërsa gjithë ngjarja u transmetua drejtpërdrejt në TikTok. Në kuadër të hetimeve të nisura për rastin, janë arrestuar katër persona. Ky krim i tmerrshëm ka tronditur të gjithë Argjentinën.
Gratë u mashtruan dhe u rrëmbyen nga karteli i drogës, pastaj iu nënshtruan torturave të rënda dhe u vranë.
Kjo mizori u transmetua drejtpërdrejt në TikTok, duke i bërë shikuesit dëshmitarë të momenteve makabre.
MË E REJA VETËM 15 VJEÇ
Viktima më e re ishte Lara Gutierrez, 15 vjeç, ndërsa dy gratë e tjera u identifikuan si Brenda del Castillo, 20 vjeç, dhe Morena Verdi, 21 vjeç.
HAKMARRJE NGA KARTELI
Sipas mediave lokale, dy nga viktimat akuzoheshin se kishin vjedhur katër kilogramë kokainë nga karteli.
Autoritetet theksuan se bëhej fjalë për një rast tipik “hakmarrjeje narkotrafiku”.
DETATJE TË TMERRSHME TË TORTURËS
Raportet policore tregojnë se torturat ishin në përmasa rrëqethëse.
– Gutierrez-it i ishin prerë të gjithë gishtat e dorës së majtë,
– në kafkën e Del Castillo-s ishin konstatuar fraktura dhe plagë të thella në bark,
– Verdi ishte mbytur me një qese plastike të vendosur në kokë.
TRUPAT E PAJETË U GJETËN TË VARROSURA
Trupat e tre grave u gjetën të varrosura në një oborr, pesë ditë pas zhdukjes së tyre.
Ministri i Sigurisë i Buenos Aires-it deklaroi se viktimat menduan se ishin ftuar në një festë, por në fakt u futën në një automjet dhe kështu ranë në një kurth të planifikuar.
4 PERSONA TË ARRESTUAR
Hetimi ka zbuluar se vrasjet ishin organizuar nga një kartel ndërkombëtar droge me bazë në Buenos Aires.
Udhëheqësi i kartelit, një shtetas peruan, raportohet se ka ikur nga vendi pas ngjarjes.
Deri tani janë arrestuar katër persona dhe hetimi po zhvillohet në nivel ndërkombëtar.