Që molla nuk bie larg nga pema, e vërteton ajo që Cristiano Junior, djali i futbollistit të famshëm portugez Cristiano Ronaldo, po bën në fushat e futbollit në Arabinë Saudite.
Edhe pse është ende herët të bëhen parashikime, Cristiano Junior ka shkëlqyer në ditët e fundit në kampionatet e të rinjve në Arabinë Saudite.
Ajo që padyshim ndihmon në zhvillimin e karrierës së tij janë metodat jashtëzakonisht të rrepta të Ronaldos, të cilat i ka aplikuar jo vetëm në jetën e tij, por edhe në jetën e djalit. Kështu, Juniori ka modelin më të mirë për t’u ndjekur dhe një baba të ashpër që do ta udhëheqë në rrugën e duhur në futboll.
Në fund të vitit 2024, u konfirmua statistika e tij e jashtëzakonshme. Brenda vitit kalendarik, ai ka shënuar 56 gola dhe ka dhënë 15 asistime në vetëm 27 ndeshje të luajtura.
Juniori ka shkëlqyer edhe në ditët e fundit, megjithëse në ndeshje miqësore. Fillimisht, ai shënoi pesë gola në fitoren e Al-Nassr kundër Al-Ittihad me rezultatin 5:4, ndërsa dje shënoi të shtatë golat në fitoren 7:0 ndaj Al-Hilal.
Ai është pjesë e kategorisë U-15 të Al-Nassr-it. Cristiano Junior aktualisht është 14 vjeç dhe po afrohet gradualisht në kategoritë e të rinjve. Nëse vazhdon të zhvillojë potencialin e tij nën vëzhgimin e rreptë të babait të tij Ronaldos, nuk ka dyshim se trashëgimia e kësaj familjeje futbollistike është në duar të sigurta.
Gjithashtu, siç është e logjikshme dhe e pritshme, Cristiano Junior ka ndjekur të atin në çdo klub ku Ronaldo ka luajtur, duke mbajtur kështu fanellat e ekipeve të të rinjve të Juventusit, Manchester United-it dhe Real Madridit. Tani është në Arabinë Saudite dhe duket se jeta atje i shkon për mrekulli.