Tragjendi në Bosnjë: Tetë të rinj vdesin natën e vitit të ri nga ngulfatja me gazin e monoksidit të karbonit

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në qytetin Posusje të Bosnjës dhe Hercegovinës.

Tetë të rinj vdiqën në rrethana ende të dyshimta në natën e Vitit të Ri, raporton Radio Evropa e Lirë.

Komisari i Policisë për Kantonin Perëndimor në Bosnjë dhe Hercegovinë Milan Galiq, tha se hetimet janë duke u zhvilluar lidhur me rastin.

Sipas mediave kroate dhe boshnjake, vdekja e të rinjve ndodhi për shkak të çlirimit të gazrave toksikë nga njësia, e cila ishte e vendosur në dhomën ndihmëse të vilës ku festuan të rinjtë, raporton Radio Evropa e Lirë përcjell Klan Kosova.

Gjatë inspektimit, u përcaktua që dritarja ishte gjysmë e hapur, dhe ka shumë të ngjarë që në këtë mënyrë gazrat e shkarkimit, konkretisht monoksidi i karbonit, të mbytnin tetë të rinj.

Bosnja ka shpallur datën 2 janar si ditë zie, ndërkaq Kantoni Perëndimor i Hercegovinës i ka shpallur tre ditë zie.

Gazi i monoksidit të karbonit është pa erë dhe pa ngjyrë dhe mund të ndërtohet në hapësira të mbyllura kur përdoren gjeneratorë ose ngrohëse me gaz.

Kategoritë
BotaLajme