Tre persona kanë humbur jetën pas një aksidenti ku u përfshi një autobus që ra nga ura në lumin Mojka në Shën Petersburg. Gjashtë persona të tjerë u shtruan në spital me plagë.
Agjencitë ruse bëjnë të ditur se operacioni i shpëtimit në vendin e aksidentit tashmë ka përfunduar, ndërsa shoferi është ndaluar.
Sipas të dhënave paraprake, në momentin e aksidentit në automjet ndodheshin rreth 20 persona.
Bizarre footage of a bus falling into a river in St. Petersburg today.
The driver lost control, rammed several cars and fell off the bridge. pic.twitter.com/mvYuikTLRB
— Clash Report (@clashreport) May 10, 2024
Pamjet video të publikuara nga autoritetet lokale tregojnë autobusin duke u rrotulluar në mënyrë të egër përpara se të përplaset me një parmak, duke u larguar nga një urë dhe duke u zhytur pothuajse tërësisht në ujë.
Operacionet e kërkim-shpëtimit kanë përfunduar. Në to morën pjesë gati 70 persona dhe 18 pajisje. Prokuroria e Shën Petersburgut mori përsipër hetimin për rrethanat e aksidentit.