Tragjedi në provincën turke Hatay: 12 persona humbën jetën nga përplasja mes një kamioni dhe disa automjeteve

Mbrëmë 12 persona humbën jetën dhe 31 persona u plagosën në një përplasje shumë automjetesh në provincën jugore të Turqisë Hatay.

Siç raporton Agjencia Anadolu (AA), duke cituar informacione nga autoritetet, kamioni ka kaluar në korsinë e kundërt dhe është përplasur me nëntë vetura dhe dy mikrobusë. Aksidenti ka ndodhur pasi drejtuesi i kamionit ka humbur kontrollin e mjetit.

Shumë prej automjeteve të përfshira në përplasje ndodheshin në anë të autostradës, pranë pikës së karburantit, në momentin që i riu po dërgohej për shërbimin ushtarak. Pas përplasjes ka rënë zjarr. Ministri i Shëndetësisë Fahrettin Koca theksoi se në vendin e aksidentit janë dërguar 22 autoambulanca.

Hatay ishte ndër 11 provincat turke të goditura nga një tërmet shkatërrues në fillim të shkurtit që vrau më shumë se 50,000 njerëz. Kamioni, i cili kaloi në korsinë e kundërt, po transportonte rrënojat e krijuara pas tërmetit. Sipas Ali Sarrac, dëshmitar i aksidentit, disa nga të vdekurit në aksident trafiku janë djegur.

Kategoritë
BotaLajme