Tragjedi në Novi Pazar: Fëmijë dy vjeçar ra në lumë dhe u mbyt

Është gjetur trupi i pajetë i një fëmije dy vjeçar, i cili më herët gjatë ditës së sotme ka rënë në lumë afër Tutinit, tha për Tanjug nga Policia e Novi Pazarit.

Ata deklarojnë se fëmija ka jetuar në afërsi të lumit Vidrenjak dhe se supozohet se nga pakujdesia ka rënë në lumë kur prindërit janë afruar për të parë lumin e fryrë.

Prokurori i lartë publik urdhëroi kryerjen e autopsisë, shton UP-ja Novi Pazar.

Kategoritë
LajmeRajoni