Tragjedi në Bosnjë dhe Hercegovinë, tetë të rinj të moshës 19 vjeçare vdesin në natën e Vitit të Ri

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në qytetin Posushje të Bosnjë e Hercegovinës.

Tetë të rinj vdiqën në rrethana ende të dyshimta në natën e Vitit të Ri.

Sot pritet që të fillojë autopsia, për të zbuluar më shumë se cili ka qenë shkaku i vdekjes së tetë të rinjve. Ata ishin duke festuar në një vilë.

Ministria e Brendshme e Kantonit të Hercegovinës Perëndimore dhe prokuroria thanë se tani për tani gjithçka tregon se vdekja ndodhi për shkak të çlirimit të gazrave toksikë nga njësia, e cila ishte e vendosur në dhomën ndihmëse të vilës ku festuan Ivan Miliçeviqi, Stipe Romiqi, Mirela Rezo, Zhana Pavkoviqi, Mia Soldo, Stipe Pavkoviqi, Marija Pavkoviqi dhe Stjepan Jukiqi, të gjithë të lindur, më 2001.

Gjatë inspektimit, u përcaktua që dritarja ishte gjysmë e hapur dhe ka shumë të ngjarë që në këtë mënyrë gazrat e shkarkimit, konkretisht monoksidi i karbonit, t’i kenë mbytur tetë të rinjtë.

Kategoritë
LajmeRajoni